Policia në Durrës arreston 20-vjeçarin e maskuar e me armë në market - VIDEO
Policia e Shtetit ka njoftuar se kanë arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar të maskuar që kishte hyrë në një market me qëllim të vjedhjes së parave nga kasa.
Sipas njoftimit zyrtarë, i dyshuari ishte edhe i armatosur dhe arrestimi i tij ka ndodhur brenda marketit ku po tentohej të kryhej vepra penale.
Ngjarja është thënë se ka ndodhur në Durrës dhe se ndërhyrja e menjëhershme e Policisë ka parandaluar kryerjen e një vjedhjeje me armë zjarri.
Kjo ngjarje është vlerësuar nga ana e Policisë së mund të sillte pasoja për jetën e disa qytetarëve.
“Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë, në kuadër të operacionit policor Alarmi, u parandaluan ngjarje që mund të sillnin pasoja për jetën e shtetasve që ishin të pranishëm në këtë subjekt, si dhe u arrestua në flagrancë, brenda marketit, pa kryer ende vjedhjen, autori i këtij rasti, shtetasi K.P., banues në lagjen nr. 13, Durrës” – ka thënë Policia.
Tutje në njoftim është thënë se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.