Policia ndëshkon shoferin që bëri kthim në vendkalimin për këmbësorë

Policia e Kosovës ka ndëshkuar me gjobë një shofer i cili kishte bërë kthim të ndaluar.

Sipas fotos që ka qarkulluar në rrjete sociale, shoferi ka kthyer veturën në vendkalim për këmbësorë.

Gjoba e shqiptuar është 60 euro.