Foto: Facebook / Prishtina International Airport - Adem Jashari

Policia konfiskon një armë të ftohtë në Aeroportin e Prishtinës, ishte në valixhen e një shtetasi gjerman

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në mëngjes, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë konfiskuar një armë të ftoftë, thikë.

Arma e ftoftë, thikë, ishte gjetur në valixhen e një të dyshuari, shtetas i Gjermanisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 09:15 dhe rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

Policia ka thënë se me vendim të prokurorit, ky rast shkon në procedurë të rregullt.