Ilustrim

Policia konfiskon mall të kontrabanduar në Gjilan

Në rrugën Stublinë – Pogragjë të Gjilanit, Policia ka hasur në mall të kontrabanduar.

Njësiti policor gjatë një pike kontrolli ka ndalur një veturë me targa të Serbisë.

Gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 4 televizorë – Plazma dhe një resiver i llojit Samsung.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në Terminalin Doganor.