Policia konfiskon afër 5 gramë heroinë në Prizren

4.74 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë janë konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës dje në Prizren.

Sipas raportit policor, për rastin në fjalë është arrestuar një person i dyshuar.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur rreth orës 21:00.

Policia ka thënë se i dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.