FOTO: Policia e Kosoves Droge/marihuane

Policia konfiskon 30 kilogramë marihuanë në Malishëvë, arreston një të dyshuar

Policia e Kosovës ka konfiskuar 30 kilogramë drogë të llojit marihuanë dhe ka arrestuar një të dyshuar.

Organet e rendit kanë njoftuar se droga është gjetur në shtëpinë e të dyshuarit në Malishevë.

30 kilogramë e 30 gramë marihuanë kishin qenë të ndara në 28 paketime dhe të vendosura në tri çanta.

A.K., i lindur në vitin 1991, pas intervistimit Policia është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti  – shitblerje e narkotikëve.