Policia e Kosovës

Policia konfirmon djegien e tri veturave në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë djegur tri vetura të tjera, në Leshak të Leposaviqit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Në ora 03:10, policia është njoftuar nga një qytetar serb kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij (nuk janë me targa RKS),  janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje dhe ka iniciuar rastin ‘zjarrvënie’ të cilin është duke e trajtuar.

Në ditët e fundit ka pasur disa raste të djegieve të veturave në veri të Kosovës, në ndërkohë Qeveria është duke u përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve me 23 prill në katër komunat veriore.

Vela: Tri vetura të tjera janë djegur sot në veri të Kosovës