Blerim Vela

Vela: Tri vetura të tjera janë djegur sot në veri të Kosovës

Shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se sot janë djegur tri vetura të tjera, në veri të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Twitter, Vela ka thënë se strukturat e paligjshme të Serbisë po i synojnë serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera u dogjën sot herët në mëngjes.  Strukturat e paligjshme të Serbisë po synojnë tani serbët vendas që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.Çdo keqbërës do të sillet para drejtësisë” – ka shkruar Vela.

Në ditët e fundit ka pasur disa raste të djegieve të veturave në veri të Kosovës, në ndërkohë Qeveria është duke u përgatiur për mbajtjen e zgjedhjeve me 23 prill në katër komunat veriore.