Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar një person, dyshohet për posedim të drogës

Policia Rajonale në Pejë ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për të arrestuar të dyshuarin, Bekim Selmoni i cili është në arrati.

Selmoni, 38 vjeç dyshohet se ka kryer veprën, “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kërkesa për bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e të kërkuarit, ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Themelore të Pejës.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që për çdo informacion që kanë në lidhje me të dyshuarin të telefonojnë në numrat: 192 apo 080019999 dhe 039 432 327 direkt tek Drejtoria Rajonale Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, rajoni i Pejës.