Personi i kërkuar nga Policia, Foto: Policia e Kosovës

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit që dyshohet se mori paratë e dikujt tjetër nga bankomati

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikim e një personi, i cili sipas tyre ka marrë paratë e dikujt tjetër nga një bankomat në Pejë.

Personi i cili e ka raportuar rastin më 26 maj 2022 ka thënë se më 12 prill 2022 ka tentuar të tërheqë para në bankomatin e njё banke nё rrugën “Isa Dema” nё Pejё, pasi ka pritur një kohë dhe paratë nuk i kanë daluar, ai është larguar duke menduar se nuk ka para.

Tutje sipas PK, mё pas aty vjen njё person moshёs 30-vjeçare, i cili pasi qё vëren tё hollat qё ishin dalё nga bankomati tё njëjtat i merr dhe largohet me shpejtësi nga aty.

Hetuesit gjatё hetimeve dhe shikimit tё kamerave nuk kanё arritur identifikimin e personit tё dyshuar, andaj me autorizim tё Prokurorit tё shtetit kanë publikuar fotografitë e tij.

Policia lut qyetarët e Kosovës që për çdo informacion lidhur me personin e dyshuar të kontaktojnë Policinë në këta numra dhe adresë: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: [email protected].

Personi i kërkuar nga Policia, Foto: Policia e Kosovës
Personi i kërkuar nga Policia, Foto: Policia e Kosovës
Personi i kërkuar nga Policia, Foto: Policia e Kosovës