Ilustrim

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një të dyshuari për narkotik (FOTO)

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen dhe arrestimin e një të dyshuari për blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

I dyshuari sipas Policisë së Kosovës është Ymridin Krasniqi i lindur në vitin 1988 në Prizren.

Policia në njoftim thekson se ka marr autorizim nga Prokuroria Themelore në Prizren për publikim të fotografisë së të dyshuarit.

“Policia e Kosovës, ka pranuar autorizimin e Prokurorisë Themelore Prizren, për publikimin në media të fotografisë së të pandehurit Ymridin (Selver) Krasniqi, për të kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen dhe arrestimin e të pandehurit. Ndaj të njëjtit ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’ – thuhet në njoftim.