Ilustrim

Policia jep detaje për shtëpinë e djegur në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës

Një shtëpi është përfshirë nga flakët rreth një orë më parë në Prishtinë.

Pamjet e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar tregojnë flakën dhe tymin e madh që del nga shtëpia që po vazhdonte të digjej.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha për KALLXO.com se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Ismet Krasniqi’ në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës.

Sipas tij, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Është pranuar një informacion për zjarr në Prishtinë edhe në lokacionin që ju potenconi. Policia ka reaguar dhe menjëherë janë informuar njësitë e zjarrfikësve, për reagim në fikjen e zjarrit. Pas raportimeve shtesë do të bëhen infromacionet e tjera”, ka thënë Hoxha.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga incidenti.