Aksident mes tri automjeteve në autostradën "Ibrahim Rugova", lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku mes tri automjeteve që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova, në afërsi të Sllatinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në afërsi të Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar për një aksident trafiku. Të përfshira kanë qenë tri automjete, dhe është raportuar se tre persona kanë marrë lëndime trupore”, tha ai.

Tutje Hoxha ka thënë se njësitë e trafikut janë marr me rastin.