VIDEO: Prishtinë, digjet një shtëpi

Një shtëpi është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Prishtinë.

Pamjet e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar tregojnë flakën dhe tymin e madh që del nga shtëpia që po vazhdon të digjet.

Sipas qytetarit, shtëpia gjendet afër varrezave, afër parkut të ri, në lagjen “Arbëria”.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit as nëse e ka pësuar ndokush nga djegia e shtëpisë.

Qytetari ka treguar se drejt shtëpisë në flakë kanë shkuar zjarrfikësit.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari.