Policia jep detaje për goditjen nga rryma të dy të miturve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KALLXO.com se dy të mitur janë goditur nga energjia elektrike sot në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se rreth orës 10:30 kanë pranuar informatën se në rrugën “George Bush”  në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike.

Ajo ka shtuar se personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin.

Pak minuta më parë, KALLXO.com ka raportuar për një insident me rrymën në afërsi të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Policia ka rrethuar zonën ku dyshohet se fëmijët kanë marrë lëndime, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekip i KEDS-it.

Burime brenda shkollës kanë bërë të ditur se drejtoresha e shkollës, Jehona Oruqaj gjendet në emergjencë më fëmijët që kanë marrë lëndime.

Incident me rrymën afër shkollës ‘Faik Konica’ në Prishtinë, dyshohet për dy fëmjë të lënduar