Ilustrim

Policia jep detaje për arrestimin e 54 vjeçarit që u kap me armë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pasditen e sotme një person për armëmbajtje pa leje në Mitrovicë.

Sipas Policisë, personi me inicialet I. M. i moshës 54 vjeçare, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar i dyshuar për veprën penale, “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i  armës ”

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Mitrovicë.

Pas kontrollit në veturën e të dyshuarit, sipas Policisë është gjetur një pistoletë të cilën e mbante pa leje.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.