Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Klinë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në mes një veture dhe kamioni në Klinë.

“Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i veturës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i kamionin mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Aksident mes kamionit e veturës në Klinë, vdes një person