Policia jep detaje për aksidentin ku mbeti i vdekur një 14-vjeçar në Suharekë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit ku mbeti i vdekur një 14-vjeçar në Sallagrazhdë të Suharekës dhe një tjetër i mitur kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Aksidenti kishte ndodhur dje rreth orës 16:30.

Sipas Policisë, i mituri derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, kishte shkaktuar vetaksident duke u rrokullisur me veturë.

Si pasojë e aksidentit, Policia e Kosovës njofton se viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse ndërsa pasagjeri i cili po ashtu ishte i mitur, kishte përsuar lëndime të rënda dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, prokurori dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme kishte raportuar për aksidentin e ndodhur në Sallagrazhdë të Suharekës.