Policia gjen veturën që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Leshak

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një automjet për të cilin ekziston dyshimi i bazuar që ka marrë pjesë në incident trafiku (me pasoja fatale) në rrugën nacionale, në Leshak, më datën 17 prill 2021.

Policia ka njoftuar se më 19.04.2021, Stacioni Policor në Leposaviq e ka gjetur një automjet të udhëtimit- automjetin me veprim motorik i markës Golf-2, ngjyrë e zezë, pa targa të regjistrimit, i cili me shumë gjasë ka marrë pjesë në incidentin (aksident trafiku me pasoja fatale), më datën 17.04.2021, me ç’ rast një person NN ka humbur jetën në vend.

Sipas policisë, pas incidentit, automjeti për të cilin ekziston dyshimi i bazuar, nuk ka ndaluar, vetëm është larguar nga vendi i ngjarjes.

Automjeti i gjetur, është dërguar me shërbimin e tërheqjes (merimangës), është dërguar nga Stacionin Policor në Leposaviq për hetim të mëtejmë.

Hetimi për këtë rast drejtohet nga (NjRTRr) Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor- DRP Mitrovicë- Veri.

Goditet nga vetura, vdes një këmbësor në Leshak