Goditet nga vetura, vdes një këmbësor në Leshak

Kallxo.com mëson se pak kohë më herët, një këmbësor është goditur fatalisht nga një veturë në Leshak në rrugën për në Leposaviq.

Sipas informacionave të KALLXO.com, këmbësori i goditur ka vdekur, ndërsa dyshohet të jetë një emigrant.

Në bazë të burimeve të KALLXO.com, vetura e cila ka goditur këmbësorin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

KALLXO.com ka tentuar të kontaktoj me Policinë e Kosovës, por kjo ka qenë e pamundur.