Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Digjet një veturë me targa serbe në Leshak të Leposaviqit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Leshak të Leposaviqit është djegur një veturë me targa serbe.

Policia e Kosovës po heton rastin ndërsa arsyet deri më tani nuk dihen.

“Sot rreth orës 5:00 të mëngjesit  Policia është njoftuar për djegien e një veture. Menjëherë pas pranimit të informacionit, policia ka shkuar në vendin e ngjarje dhe ka identifikuar një veturë të tipit “Sharon”me targa të  Serbisë, jo shumë larg pronës së pronarit të veturës” – tha për KALLXO.com, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Arsyet nuk dihen ende dhe ne po merremi me rastin

Kjo nuk është hera e parë që veturat digjen në veri të vendit.