Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia gjen pistoletë gjatë kontrollit të një makine, në banesën e të dyshuarit u gjetën drogë dhe municione

Të entjen rreth orës 21:00 gjatë një pike kontrolli në rrugën ‘Hamëz Jashari’ në kryeqytet policia në një makinë ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë.

Sipas policisë, në konsultim me prokurorin është bastisur banesa e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar: 2.8 gramë kokainë, 15.1 gramë marihuanë, një revole, 45 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një peshore digjitale dhe disa qese për paketimin e lëndëve narkotike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.