Ura e Fshajt, FOTO-Përparim Isufi, KALLXO.com

Policia: Ende nuk është është gjetur gruaja që ra nga ura e Fshajt në Gjakovë

Para tri ditëve, një grua dyshohet se ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë.

Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 10:00, përderisa gruaja në fjalë ende nuk është gjetur.

“Fatkeqësisht ende nuk është gjetur” – ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, për KALLXO.com.

Ai të premtën ka thënë se të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu është thënë se është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim.

Bie një grua nga ura e Fshajt në Gjakovë