Ilustrim

Policia e Kosovës pritet të furnizohet me 40 radarë

Policia e Kosovës pritet që të furnizohet me radarë dore të ri, radar mobil si dhe pajisje elektronike për kontrollimin dhe identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.

Pjesa e parë e tenderit i cili do të ja siguroj Policisë së Kosovës këto pajisje pritet të nënshkruhet më 11 tetor.

Në njoftimin për dhënie të kontratës, bëhet e ditur se Policia do të furnizohet me 40 radarë dore, 10 radar mobil si dhe 185 pajisje elektronike.

Vlera e tyre pritet që buxhetit të vendit t’i kushtoj 449 mijë e 700 euro dhe tenderin e ka fituar “Fitim R. Bilalli B. I”.

Muaj më parë në një intervistë për KALLXO.com, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pati deklaruar se Policia e Kosovës në dispozicion i ka vetëm 7 radar.

“Policia e Kosovës për momentin i ka shtatë radarë. Në këtë gjendje jemi”, ka thënë Sveçla.

Skandaloze, Policia e Kosovës i ka vetëm 7 radarë