Foto: Ilustrim

Arrestime për Grabitje dhe Vjedhje në Gjakovë

Sipas një komunikate të policisë hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime në Gjakovë kanë arritur ta arrestojnë personin me inicialet V. M., i dyshuar për një grabitje të kryer më 31 korrik të këtij viti.

Policia në Gjakovë, sipas të njëjtës komunikatë, ka arritur ta kapë edhe një të dyshuar për vjedhje në një qendër tregtare ditën e djeshme.

Personi me inicialet D.F., sipas policisë dyshohet se vodhi garderobë në një qendër tregtare.

Policia njofton se gjatë intervistimit ky person pranoi se ka vjedhur tekstil edhe në qendra tjera tregtare, ndërsa tregoi se vjedhjet i ka nisur në fillim të muajit gusht.

Policia personin e arrestuar për grabitje është duke e mbajtur në ndalim 48 orësh, ndërsa të arrestuarin për vjedhje e ka liruar pas intervistimit.