Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Kosovarët sfidojnë në Viber radarët e Policisë - FOTO

Përpjekjet e Policisë së Kosovës për të parandaluar aksidentet e shumta me fatalitet të cilat po ua marrin jetën qytetarëve të vendit, janë duke u sfiduar nga një grup i qytetarëve.

Në një grup në ‘Viber’, i emëruar “Radari Infinity Racers”, i cili i ka rreth 3600 ndjekës, qytetarët po e sfidojnë Policinë e cila përmes radarëve të saj po bën përpjekje që t`i ndalojë shoferët e padisiplinuar në trafik.

Në këtë grup shihet se qytetarët raportojnë për vendndodhjen e radarëve të Policisë.

Më dhjetëra qytetarë në këtë grup shihet se raportojnë me saktësi se në cilat rrugë ka radar, duke ua pamundësuar Policisë që t`i kap shoferët të cilët vozisin mbi shpejtësinë e lejuar në rrugë të caktuara.