Ilustrim

Policia e Kosovës e arreston të dyshuarin, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Itali

Policia e Kosovës njofton se sot ka arrestuar një të dyshuar, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Itali.

Sipas Policisë, i dyshuari kërkohej për organizim të trafikimit me drogë dhe është i dënuar me 30 vjet burgim.

“Më datë 24.07.2023, si rezultat i veprimeve operativo hetimore të realizuara nga njësiti policor i Policisë së Kosovës (Fast Kosova), është arritur të lokalizohet dhe njëherit të arrestohet personi i dyshuar (B. B.), i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e shtetit të Italisë”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje Policia sqaron se me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftim.