Policia e Ferizajt shqipton mbi 1100 gjoba brenda një jave në trafik

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1164 gjoba në trafik gjatë javës që shkoi.

Gjatë asaj jave u hoq patentë shoferi 9 drejtuesve që shkaktuan kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

35 aksidente u raportuan gjatë kësaj periudhe kohore në rajonin e Ferizajt. Prej tyre 13 ishin me lëndime ku u lënduan 19 persona dhe 22 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Policia apelon tek shoferët që të kenë kujdes në komunikacion në mënyrë që të parandalohen aksidentet.