
Ilustrim
Policia arreston të dyshuarin që ishte arratisur nga burgu i Lipjanit
26.2.2024 - 10:26
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është thënë se ka qenë i arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.
Sipas raportit 24-orëshm arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur më 25.02.2024, ndërsa arratisja e tij ka ndodhur më 10.01.2024.
Policia ka thënë se i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.