Reperi Noizy - Foto: Facebook

Policia arreston reperin Noizy në pikën kufitare në Vërmicë

Reperi Rigels Rajku i njohur për publikun si Noizy, është arrestuar mbrëmjen e kaluar nga autoritetet kosovare në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit, i arrestuari është shoqëruar në stacion policor në Prishtinë.

“Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policorë në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Noizy nuk po përballet me organet e rendit për herën e parë në Kosovë. Ai njihet edhe për rastin e përfshirjes në një mosmarrëveshje ku një person kishte ngelur i plagosur e që ka ndodhur pak vite më parë në parking të një hoteli në Prishtinë.

‘Problematikët’ e estradës që u përballën me ligjin në Kosovë