Policia arreston dy persona për vjedhje në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar gjatë së premtes për vjedhje dhe vjedhje të rënda.

Të dyshuarit e arrestuar janë njëri 31 vjeç e tjetri 48 vjeç.

“Në dy lokacione të ndryshme nga njësitet policore të Fushë Kosovës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje dhe vjedhje të rënda. Arrestimi i një personi të dyshuar për dy vjedhje dhe një vjedhje të rëndë është realizuar mbrëmë” – thuhet në njoftim.

Rastet janë raportuar gjatë javës së kaluar dhe kanë ndodhë në tri lokacione të ndryshme, ku janë vjedhur mjete pune dhe një motor i veturës. Vlera e përgjithshme sipas policisë llogaritet të jetë mbi 3000 euro.

Ky është njoftimi i plotë: