Foto: Ilustrim

Policia arreston 21-vjeçarin e dyshuar për rrëmbim, në shtëpi gjen kokainë dhe 12 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 21-vjeçarin, i cili dyshohet për rrëmbim, fajde si dhe blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikeve, substancave psikotropike dhe analoge.

Pas arrestimit, Policia në Prishtinë ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit A.O, ku dyshohej se ishte duke u mbajtur viktima e rrëmbyer.

Pas kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit janë gjetur një sasi e kokainës, 12 mijë euro para të gatshme si dhe vet i dyshuari.

Pas intervistimit, A.O është dërguar në mbajtje ndërsa Policia ka njoftuar se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të rastit.