Poezitë e Naime Beqirajt botohen në Bullgari
Poezitë e poetes Naime Beqiraj janë botuar në gjuhën bullgare nga Universiteti i Sofjes.
Universiteti “St. Klement Ohridski” në Sofje të Bullgarisë, ka botuar kohë më parë përmbledhjen me poezitë e poetes pejane Naime Beqiraj, “Hijeshia e lumit”.
Libri “Hijeshia e lumit” (Oçerovanieto na rekata) me poezitë e Beqirajt është botuar nën kujdesin e studiueses Rusana Bejleri, ndërsa përkthimi i poezive në gjuhën bullgare është bërë nga Kristina Kushlova.
Lajmi pë botimin e këtij libri është bërë i ditur nga vetë poetja Beqiraj përmes llogarisë së saj në rrjetin social Facebook.
“Poezitë që janë përfshirë në këtë libër janë zgjedhur nga vëllimi im me poezi ‘Njomja e fikur’ i editur në vitin 2009. Libri është përkthyer nga përkthyesja dhe studiuesja e letërsisë shqipe Kristina Kushlova nën përkujdesjen e Prof. dr. Rusana Bejleri”, ka shkruar poetja Naime Beqiraj.