Ilustrim

Podujevë, vjedhin stoli e para në shtëpi

Një  burrë nga Podujeva ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një sasi stolish të arit dhe një shumë parash.

Sipas njoftimit të policisë rasti po vazhdon të hetohet.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 23:20 në Podujevë.