Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Podujevë, kërcënoi me vrasje gruan, arrestohet burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Podujevë pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur me vrasje gruan e tij.

Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike.

Policia ka njoftuar se pas konsultimeve me prokurorin e shtetit, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK.

Ndërsa rasti vazhdon të hetohet.