Podujevë, gjendet i vdekur një person

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në rrugën “Qëndresa” në Podujevë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti thotë se Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit.

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Qëndresa” në Podujevë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull)”- ka thënë ajo.

Ahmeti tha se lidhur me rastin, në koordinim me prokurorin e shtetit, Policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.