Reperi kosovar Fero, Foto: Instagram

Po kërkohej nga Policia, arrestohet reperi Fero

Është arrestuar reperi Feronit Shabani i njohur në publik me nofkën “Fero”.

KALLXO.com mëson se Fero është arrestuar në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë’”.

Ai që nga dhjetori i vitit të kaluar po kërkohej nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri.

Sipas informacioneve të Policisë, i njëjti dyshohet se ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush.

Në vitin 2021, Feronit Shabani – Fero ishte dënuar nga Gjykata e Prishtinës me 1 mijë euro gjobë, për armëbajtje pa leje.

Policia në kërkim të reperit Fero, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri