
Feronit Shabani
Gjykata e dënon reperin Fero
08.9.2021 - 16:06
Feronit Shabani, reperi i njohur me nofkën “Fero” është dënuar për armëmbajtje pa leje.
Fero është dënuar nga Gjykata e Prishtinës me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Sipas Gjykatës, reperi gjilanas e ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje dhe më pas të njëjtit i është shqiptuar dënim me gjobë.
Bashkë me Feron të akuzuar kanë qenë edhe dy persona të tjerë, por për shkak që të njëjtit nuk e kanë pranuar fajësinë, ndaj tyre është veçuar procedura.