Platforma e komunikimit online për rastet me Covid-19 në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë ka lansur një platformë të komunikimit online në lidhje me rastet e prekura nga COVID- 19 në këtë komunë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e Komuns së Vushtrrisë platforma online www.vushtrri.live do të shërbej për informacione të përditësuara në lidhje me gjendjen me COVID-19, në Vushtrri.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri ka shpjeguar se kjo platformë ka informacione të përditësuara në kohë reale lidhur me numrin e të infektuarave, të shëruarave, numrin e testimeve dhe të dhëna tjera me rëndësi për qytetarët në Komunën e Vushtrrisë.

`Përveç kësaj kjo platformë përmban edhe të dhëna tjera po ashtu reale për vendet e rajonit dhe disa prej vendeve të botës që janë interes i qytetarëve të Kosovës`,njofton Komuna e Vushtrrisë.

Sipas kryetarit të kësaj komune, Xhafer Tahiri me përpjekjet e të gjithë akterëve, e në veçanti ekipeve mjekësore, gjendja me Covid 19 në Komunën e Vushtrrisë është në kontroll.

Gjatë kësaj periudhe sipas Tahirit në bashkëpunim me donatorë dhe organizata tjera, familjet skamnore janë përkrahur me 1 mijë e 300 pako ushqimore si dhe një pjesë edhe me pako higjienike.

Platforma Vushtrri.live është zhvilluar pa kosto financiare-pro bono nga grupi `Bashkë për shëndetin`.

Gjithësej, numri i të prekurve nga virusi në Komunën e Vushtrrisë është 2§ persona, ndërsa, rasti i fundit është konfirmuar se është nga fshati Samadrexhë.

Edhe nga 1 rast me COVID-19 në komunat e Vushtrrisë, Podujevës dhe Shtimes