Edhe nga 1 rast me COVID-19 në komunat e Vushtrrisë, Podujevës dhe Shtimes

Instituti Kombëtar  i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se 26 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar, ndërsa 8 të tjerë janë shëruar.

Sipas këtij njoftimi, një rast është në fshatin Samadrexhë të komunës së Vushtrrisë, një në fshatin Pollatë të komunës së Podujevës dhe një në fshatin Pjetershticë të komunës së Shtimes.

Numri i të infektuarve në Podujevë ka shkuar në 5, në Vushtrri 24, kurse në komunën e Shtimes në 2.

Numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 449, kurse i të shëruarve në 79.