Planet e Lumir Abdixhikut për 'Autostradën e Dukagjinit'

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se në vend të ndërtimit të autostradës së Dukagjinit, kanë në plan vetëm zgjerimin e rrugës rajonale Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren.

Kështu ka bërë të ditur përmes një konference për media, të premten.

“Tashmë është e qartë se prioritet i qeverisë tonë është çdo autostradë në vend, ne kemi në plan që të ndërtohet me kredi të jashtme, por përveç kësaj ne kemi plane të tjera për Dukagjinin dhe qytetarët në Kosovë. Në vend të ndërtimit të një autostrade të tillë do bëjmë zgjerimin e rrugës dhe mjetet në fjalë t`i alokojmë në projekte infrastrukturore të tjera jo vetëm në Dukagjin, dhe të lirojmë buxhetin që këto mjete të shkojnë në aftësim dhe shëndetësi”, tha ministri.

“Ky projekt ka qenë pjesë e fushatës, qytetarët kanë votuar dhe dy partitë kanë pasur ide të njëjta për të”, tha shtoi ai.

Abdixhiku foli edhe për dinamikën e punimeve në zgjerimin e rrugëve Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë dhe Skenderaj-Komoran,

Në programin qeverisës pika e parë është rishikimi i dinamikës në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në drejtim Prishtinë-Podujevë, lidhja Skenderaj-Komoran që kanë filluar pothuajse një dekadë më parë. Nuk do të ketë nisje të projekteve të reja pa përfunduar këto”, tha ai.

Autostrada e Dukagjinit pritej të i kushtojë buxhetit të Kosovës mbi 1 miliard euro.

Ish- ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka insistuar se ky projekt do të jetësohet dhe se largimi i qeverisë nuk e ndalë.

 

Avdullah Hoti: Qeveria e ardhshme nuk do ta ndërtojë autostradën e Dukagjinit

.