Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Planet e LDK-së për krimet ekonomike brenda Policisë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Flamur Sefaj tha se do të rishikojnë dhe rishqyrtojnë krimet ekonomike brenda Policisë së Kosovës.

“Mungon llogaridhënia në këto reparte. Duhet të rishikojmë dhe rishqyrtojmë repartet e krimeve ekonomike që të arrijmë të ndërpresim lidhjen që këta zyrtarë ose hetues mund të kenë me biznese ose institucione në veçanti me administratën publike në nivel komunal”, tha Sefaj në DebatPernime.

Sefaj tha se do të rishikojnë hierarkinë në krimet ekonomike në Polici.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Selim Selimi nga AAK dhe Flamur Sefaj nga LDK.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.