Plagoset me thikë një person në kryeqytet

Një person është therur me thikë sonte rreh orës 21:30 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se therrja kishte ndodhur pas një përleshjeje fizike në mes të disa personave.

“Sot rreth orës  21 :30, kemi marrë informatën se  në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë,  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave.  Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë thikë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Zëdhënësja e Policisë ka shtuar se Policia e Kosovës është duke punuar në arrestimin e dy personave të dyshuar të cilët janë identifikuar të përfshirë në ngjarje dhe rasti është duke u hetuar.