Pesë të lënduar nga aksidenti në Çagllavicë, përfshihen tri automjete

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë –Ferizaj, përkatësisht në Çagllavicë.

Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete, ka konfirmuar Policia e Kosovës për KALLXO.com.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në  rrugën Prishtinë -Ferizaj në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 5 persona”- ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosvoës.

Ahmeti ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.