Foto: KALLXO.com Ilustrim

Pesë të arrestuar në rajonin e Mitrovicës pasi nuk respektuan masat mbrojtëse

Policia në rajonin e Mitrovicës ka arrestuar mbrëmë pesë persona pasi që të njëjtit nuk kanë vepruar sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Sipas njoftimit dy persona janë arrestuar në Mitrovicë ndërsa tre të tjerë në Vushtrri.

Arrestimi i të dyshuarve në Mitrovicë është bërë njëri rreth orës 23:12, ndërsa arrestimi i të dyshuarit të dytë është bërë rreth orës 23:50.

Ndërsa, arrestimi i tre të dyshuarve të tjerë është bërë në Vushtrri, pak para mesnate.

Pesë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.