Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Përleshje mes gjashtë personave në Fushë Kosovë

Një përleshje është raportuar se ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, gjashtë persona janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje. Në njoftim thuhet se është bërë e ditur se katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin Policia ka arrestuar tre të dyshuar.

“Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.