Foto: Adelina Ahmeti, KALLXO.com

Përfundon takimi mes kryeministrit Kurti dhe pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese

18:48

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.

Takimi ka nisur rreth orës 16:20.

Nuk dihet nëse ka ndonjë marrëveshje mes kryeministrit dhe pjesëtarëve të NJSI-së.

Takimi është zhvilluar pasi ditë më parë pjesëtarët e kësaj Njësie kishin protestuar para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar kushte më të mira për punë, pagë dhe shtesa më të larta.

Ata kishin paralajmëruar një protestë tjetër, e cila ishte pezulluar pak orë para se të niste, pasi që kryeministri kishte njoftuar se do t’i priste në takim zyrtar.

17:49

Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës nuk ka përfunduar ende, ndonëse ka nisur një orë e gjysmë më parë.

Kryeministri Kurti ka pritur pjesëtarët e kësaj Njësie, të cilët ditë më parë kishin protestuar para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar kushte më të mira për punë, pagë dhe shtesa më të larta.

Ata kishin paralajmëruar një protestë tjetër, e cila ishte pezulluar pak orë para se të niste, pasi që kryeministri kishte njoftuar se do t’i priste në takim zyrtar.

Lidhur me takimin nuk do të ketë prononcim për media, ndërsa Qeveria ka njoftuar se do ta lëshojë një komunikatë.

16:26

Disa pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese kanë hyrë brenda objektit të Qeverisë së Kosovës për të marrë pjesë në takimin që do të fillojë në ora 16:00 me kryeministrin Albin Kurti.

Pjesëtarët e NJSI kanë hyrë nga pjesa në të cilën gjenden edhe zyrat e mbledhjeve ndërsa ministri Xhelal Sveçla erdhi para pak çastesh dhe hyri brenda nga hyrja kryesore e Qeverisë së Kosovës.

Takimi ende nuk ka filluar siç mëson KALLXO.com ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndonjë deklarim pas këtij takimi.

Më 1 nëntor 2023, pjesëtarët e FIT-it, Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës, kanë protestuar para Qeverisë.

Kjo protestë ishte thirrur për të shprehur pakënaqësitë me shtesat e rrezikshmërisë, pagën, por edhe shtesat e tjera.

Pas protestës së 1 nëntorit, Njësia Speciale Intervenuese (NjSI) paralajmëroi protestë sërish më 7 nëntor, por nuk u realizua, pasi kryeministri Kurti u premtoi takim.

VIDEO – Pjesëtarët e FIT-it nisin protestën para Qeverisë