VIDEO - Pjesëtarët e FIT-it nisin protestën para Qeverisë

Pjesëtarët e FIT-it, Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës bëhen gati për protestën para Qeverisë.

Kjo protestë është thirrur për të shprehur pakënaqësitë me shtesat e rrezikshmërisë, pagën, por edhe shtesat e tjera.

Protesta e NJSI do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke nisur nga ora 12:00.