Foto: KALLXO.com

Përfundon bastisja në Zveçan, Policia shkatërron thasët me rërë - FOTO

Ka përfunduar bastisja në objektin i cili sipas policisë është pronë e Komunës së Zveçanit, në të cilin është gjetur material që dyshohet se përdorej në kohën e barrikadave nga dy organizatat e shpallura si terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

Thasët me rërë janë shkatërruar nga Policia.

KALLXO.com po raporton nga Zveçani dhe shihet prezencë e ekipeve të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it nga vendi i ngjarjes në të cilin është kryer bastisja.

Në ndërtesë është parë edhe llogoja e “Brigadës së Veriut”, organizatë kjo që u shpall terroriste nga Qeveria e Kosovës.

Foto: KALLXO.com

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com

Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshanit, ka dhënë detaje për KALLXO.com në lidhje me bastisjen.

“Sot, gjatë kontrolleve që ka bërë policia ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtese janë dhjetëra thasë të mbushur me rërë që kanë qenë si istikame për ta sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgon në Zveçan. Ky objekt publik është shfrytëzuar nga pjesëtarët e organizatave terroriste si ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut”- ka thënë Elshani për KALLXO.com.

Elshani u shpreh se kjo është dëshmi që “grupet kriminale kanë qenë të armatosur rëndë dhe kanë pasur plane që të sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat”.

Policia jep detaje rreth bastisjes në Zveçan