Për shtatë ditë gjobiten 23 shoferë për vozitje në gjendje të dehur
23 shoferë janë gjobitur brenda shtatë ditëve nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit ishin kapur duke vozitur nën ndikim të alkoolit.
Policia i ka shqiptuar këto gjoba nga 11 deri më 17 dhjetor 2023, në kuadër të planit operacional “ROADPOL” – “Kontrolli i shoferëve për përdorim të alkoolit”.
Gjatë realizimit të këtij plani, Policia ka bërë matjen e alkoolit 581 shoferëve ndërsa ka vendosur 643 pika të kontrollit të mjeteve.
“Policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shoferëve për përdorim të alkoolit”, me ç’rast janë realizuar 643 pika të kontrollit të mjeteve, 581 shoferëve iu është bërë matja e alkoolit ku 23 shoferë kanë rezultuar duke drejtuar mjetin nën ndikim të alkoolit dhe ndaj të njëjtëve janë shqiptuar gjoba”- ka njoftuar Policia e Kosovës.